Në bazë të nenit 36 dhe nenit 14 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 05/02) dhe në lidhje me nenin 4 të Ligjit për bashkëpunim mes komunal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 79/09), Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e gjashtëdhjetetetë të mbajtur më 08.04.2021 solli këtë:
Qyteti i Shkupit do ta realizojë rikonstruksionin e rrugës “Luka Gerov” në Komunën Gjorçe Petrov ku do të merr pjesë me mjete financiare me vlerë të përgjithshme shumën prej 28.350.164,00 denarë pa llogaritjen e TVSH, të siguruara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2021.