Me këtë Program përcaktohen aktivitetet për trajtimin e kafshëve endacake, kushtet, organizimin dhe volumin e realizimit, si dhe mënyrën e financimit.
Për zgjidhjen e problemit lidhur me praninë në rritje të kafshëve endacake, përkatësisht për kontrollin e numrit të tyre, nga ana e Organizatës botërore për mbrojtjen e kafshëve, si mënyrë e vetme e mundshme është rekomanduar trajtimi human i këtyre kafshëve, që rregullohet edhe me Vendimin për rendin komunal në Qytetin e Shkupit.
Mënyra humane e trajtimit të kafshëve endacake, nënkupton sterilizimin e kafshëve të shëndosha dhe krijimin e kushteve për trajtimin human të tyre dhe eutanazi të kafshëve që i plotësojnë kriteret e rekomanduara nga Organizata botërore për mbrojtjen e kafshëve.
2. Aktivitete të planifikuara
Aktivitetet për zgjidhjen humane të problemit me kafshët endacake në territorin e Qytetit të Shkupit nënkuptojnë:
2.1. Kapja dhe transportimi
Punëtorët e angazhuar për kapjen e kafshëve endacake janë të pajisur me uniformë dhe pajisje përkatëse dhe mjete për vetëmbrojtje, si dhe pajisje: automjet adekuat me rimorkio, lak dhe rrjetë për kapje, pushkë (safari) për vënien e përkohshme në gjumë me mjete për paralizë të përkohshme – fjetje, shporta - kafaze për transportim, qafore dhe tërheqëse, mjete adekuate dhe pajisje për evidencën dhe identifikimin e kafshëve të kapura.
Transporti nga vendi i kapjes deri në stacionar kryhet me automjet të specializuara të pajisur me kafaz adekuat për vendosjen e kafshëve.
Uniforma dhe automjeti janë të dallueshme me mbishkrime:
“Shërbimi për trajtimin human dhe kontrollin e kafshëve endacake”.
2. 2 Stacionari dhe trajtimi mjekësor
Stacionari është objekt me ndërtim të fortë, i lokalizuar në deponinë e mëparshme – “Vardarishte”, i pajisur me ambiente përkatëse për trajtimin mjekësor si dhe kafaze – bokse, për vendosjen e kafshëve dhe i njëjti është zgjeruar me objekt të ri në vitin 2010 me kapacitet më të madh.
Kafshët e kapura transportohen deri te stacionari, ku bëhet kontrolli klinik në të cilin klasifikohen kafshët që i plotësojnë kriteret e eutanazisë. Të gjitha kafshët e shëndosha nga ana klinike transportohen në pjesën spitalore. Identifikimi në terren për çdo kafshë të kapur evidentohet menjëherë dhe regjistrohen edhe të dhënat e tjera për kafshët, siç janë raca, gjinia, mosha, shenja të posaçme, vendi i kapjes etj.
2.2.1 Eutanazia
Eutanazia do të kryhet:
Kafshët që i nënshtrohen eutanazisë mënjanohen sipas mënyrave të përcaktuara ligjore dhe varrosen në një gropë speciale të ndërtuar në Deponinë sanitare Drisla. Në vitin 2011 është ndërtuar gropë e re me kapacitet më të madh.
2.2.2 Sterilizimi (ovariohisterektomija dhe orhiektomia)
Sterilizimi i kafshëve meshkuj dhe femra, bëhet pas një kontrolli të detajuar klinik. Të gjitha kafshët që sipas mendimit të veterinarit i plotësojnë kriteret për operacion, operohen – sterilizohen.
Pas përfundimit të operacionit, kafshët e operuara vendosen në seksionin spitalor ku qëndrojnë deri në shërimin e plagëve operative.
Në periudhën post-operative, kafshët vendosen në kafazet e destinuara, përkatësisht në bokset, kryhet ushqimi i rregullt, me mbikëqyrje permanente nga ana e profesionistëve përkatës. Bokset e qendrës stacionare pastrohen rregullisht, dezinfektohen dhe kryhet dezinsektimi dhe sipas nevojës edhe deratizimi përkatës i tërë hapësirës së stacionarit.
Para largimit nga stacionari, bëhet vaksinimi i kafshëve kundër tërbimit dhe dehelmentacioni. Kafshë të caktuara kthehen përafërsisht në lokalitetin e njëjtë ku janë kapur më parë, me shenjë të verdhë në vesh.
3. Volumi i aktiviteteve
Në vitin 2018 parashikohet kapja dhe trajtimi i rreth 250 kafshëve në muaj, përkatësisht rreth 3.000 në vit.
Trajtimi veterinar i kafshëve do të realizohet nëpërmjet mjekut të mjekësisë veterinere.
Aktivitetet do të kryhen në tre ndërrime.
Në ndërrimin e parë dhe të dytë (ditor) do të kryhen obligimet e zakonshme për kontrollin e brezave të qytetit, në përputhje me Programin, por edhe do të intervenohet me kërkesë të qytetarëve.
Ndërrimi i tretë (i natës) në varësi të kushteve klimaterike do të zhvillohet në mbrëmje dhe herët në mëngjes, gjatë kësaj parashikohet kontrolli i brezave tashmë të përpunuara dhe intervenime të sërishme.
4. Financimi
Financimi i Programit kryhet me mjete të parashikuara në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018, Programi J8, zëri 424 në shumën prej 7.000.000 denarë.
Çmimet për kapjen e kafshëve endacake dhe qëndrim në stacionar janë përcaktuar me Listën e çmimeve të miratuar nga këshilli drejtues i NP “Higjiena komunale” dhe i miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.
Çmimet për trajtimin veterinar të parashikuara me këtë Program definohen nga ofertuesi më i mirë, i zgjedhur me furnizim publik nga NP “Higjiena komunale” – Shkup.
5. Realizues
Realizues i aktiviteteve të këtij Programi është NP “Higjiena komunale”-Shkup, në bazë të kontratës së nënshkruar më parë me Qytetin e Shkupit.
6. Mbikëqyrja
Mbikëqyrjen mbi realizimin e Programit e kryen Sektori për punë komunale.
Mbikëqyrjen inspektuese e kryen Sektori për punë inspektuese i Qytetit të Shkupit nëpërmjet inspektorëve për punë komunale.
7. Dispozita përfundimtare
Ky Program hyn në fuqi ditën e shpalljes në “Lajmëtari zyrtar i Qytetit të Shkupit”.