Megjithëse ato janë më të shtrenjta, diferenca në çmim shpejt anulohet për shkak të shpenzimit më të ulët të energjisë elektrike. Një avantazh tjetër është fillimi i tyre "i butë" (me fuqi të vogël elektrike) dhe për këtë arsye janë më pak të ndjeshëm ndaj defekteve. Përfshirja e operimit punues të pompës së nxehtësisë ajër-ajër, varësisht nga prodhuesi, ndryshon nga -15 në -25 oC. Çmimi i pompave të nxehtësisë ajër - ajër sillet nga 660 në 2,500 euro në varësi të prodhuesit, llojit - modelit të kondicionerit dhe madhësisë së hapësirës për ngrohje.